Karabaku ka fituar ndeshjen e parë kundër Gentit, e cila është e vlefshme për fazën “play off“ të Ligës së Konferencës.
Takimi u luajt në Azerbajxhan dhe përfundoi me rezultatin 1-0 nga vendasit, që hedhin njërën këmbë në çerekfinale.
Goli u shënua në minutën e 78 nga Andrade, ndërsa më parë azerët kishin humbu një penallti nga Shejdajev.Mbrëmjen e sotme erdhi edhe debutimi i Redon Xhixhës në Ligën e Konferencës.
Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 78 dhe tregoi aftësitë e tij në fushën e lojës. Ish-lojtari i Tiranës i shkoi shumë pranë golit, por fati nuk ishte në krahun e tij.
Xhixha trondit traversën me një gjuajte të bukur në hyrje të zonës, por topi nuk e kalon vijën fatale. 24-vjeçari “flirton“ sërish me
golin në minutat shtesë, por goditja e tij nga brenda zone pritet nga portieri kundërshtar, i cili i mohon festën futbollistit shqiptar.