Julio Cesar foli në studiot e Prime Video për të komentuar dy ditët e Ligës së Kampionëve dhe u ndal sidomos te Rafael Leaon: “Lojtar special, por ka ende shumë për t’u rritur.
Ai ka një personalitet të bukur. E shihni që po argëtohet: është shumë i qetë dhe me një teknikë mbresëlënëse, i fortë vertet edhe pse duhet ende te beje rruge”.
Edhe Sacchi eshte dakord: “Rafa luftoi, bëri disa goditje dhe në këtë mënyrë vuri në vështirësi mbrojtjen e Tottenhamit. Për mua dha gjithçka që kishte në trup.
Pioli mund të jetë i kënaqur me mënyrën se si djemtë e tij u përgjigjën në fushë. Shpirti ishte aty. Tani është koha për të zgjidhur disa detaje dhe do ta bejne jam i sigurte”.
Claudio Raimondi, gazetari i SportMediaset, sakaq ka zbuluar mbi rinovimin e Rafa Leaos: “Maldini u përgjigj se situata është e njëjtë si më parë, nëse do të kishte lajme negative, do ta kishte bërë të qartë.
Për mendimin tim, ka një përqindje të mirë ne arritjen me sukses te rinovimit, por është e qartë se Milani tani duhet të bëjë ende vlerësime për pozicionin e Champions League: tani ka pak më shumë pasiguri.
Palët do vazhdojne me dialogun, por besoj se dialogu do të jetë i gjallë kur Milani të ketë një avantazh të mirë me vendin e pestë, gjë që do t’i lejojë klubit të arsyetojë më të sigurt për të ardhurat që rrjedhin nga Champions League”.