Ermal Krasniqi u transferua në janar nga Ballkani tek skuadra rumune e Cluj. Mbrëmjen e sotme, sulmuesi shqiptar është në fushë për ndeshjen që luhet në Olimpico ndaj Lazios për llogari të Conference League.
Krasniqit i mjaftuan vetëm pak minuta për të shfaqur të gjitha aftësitë e tij teksa dribloi thuajse të gjithë mbrojtjen laciale duke u ndalur në fund vetëm me faull nga Patric.
SHIH VIDEONNjë ndërhyrje e rëndë e këtij të fundit me arbitrin që nuk hezitoi t’i tregonte kartonin e kuq. Në këtë formë,
Lazio vijon lojën me një lojtar mangët teksa Krasniqi ishte protagonisti kryesor ndërsa kujtojmë se në fushë është edhe Elseid Hysaj.
Ndeshja kundër Lazios do të jetë një mundësi shumë domethënëse për 24-vjeçarin, që t’i tregojë aftësitë e tij teknike kundër një skuadre siç është ajo kryeqytetase italiane.
Për shkak të nivelit të paraqitjeve që ka treguar, ai po merr vëmendje e pafundme të shtypit rumun, me artikuj të shumtë që i dedikohen, me qëllim të glorifikimit të tij si lojtar.