Të martën në mbrëmje, PSG e Gianluigi Donnarumma humbi ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve në shtëpi pikërisht për shkak të një gafe të ish-portierit të Milanit.
Mëngjesin e sotëm në Gazzetta dello Sport gazetari Andrea Masala analizon situatën e lidhur me italianin. Ai shkruan kështu: “Ja ku ndodhi sërish, Donnarumma ende përfundon në banken e te akuzurave si ndaj Realit vjet.
Gabimi i fundit është një tjetër kapitull i keq në aventurën e Gigio-s në Francë, çdo gjë tjetër veçse e ëmbël. Edhe pse beri pritje te tjera te mira, ajo qe mbahet mend eshte kjo, si ndaj Realit vjet…
Dhe në sfond janë makthet e Ligës së Kampionëve një vit më parë, kur Donnarumma me një neglizhencë në Bernabeu shkaktoi rikthimin e Real Madridit, që i kushtoi atyre eliminimin në 1/16.
Mendoi se do te gjente parajsen dhe e gjeti, por parajsa ishte me nje monedhe te hidhur mbrapa… Sepse kur permbys kupen e shtepise tende dhe del nga dera e rehatise dhe familjes, je i vetem perballe pengesave dhe duhet t’i pergjigjesh…
Ishte nervoz dhe përfundoi me divorc aty ku ishte rritur dhe aty ku mbrohej nga te gjithe edhe kur gabonte. Gigio ka marrë përgjegjësitë e tij. Ai ngriti supet kur u riemërua “Dollarumma” dhe u largua nga Milano, zona e tij e rehatisë.
“Mund të kishte zgjedhur të bëhej flamuri i një Milani që po përpiqej të rikuperohej, në vend të kësaj preferoi të provonte veten jashtë dhe nese ne mars PSG sdo te mund te beje dot mrekulline ne Gjermani, do te jete viti i dyte i eliminuar dhe vetem nje kampionat serish ndoshta me fitimin e Ligue 1…
Europa nuk fal, ashtu si pronari dhe tifozeria e nje klubi qe eshte ndertuar mbi parate dhe jo dashurine. Gigio e shiti dashurine e tij dhe tani duhet te jetoje me thjesht interesin”.