“Do ma paguash këtë që bëre”, çfarë ndodhi mes banores së re dhe Luizit?

Nuk ka shkuar aspak sipas planit loja e fundit që “Vëllai i Madh” kishte menduar për banorët, e cila konsistonte në lidhjen e tyre me një litar për 24 orë.

Okay se ndoshta nuk e shpjeguam si duhet, banorët do të ndaheshin në dy grupe, më saktësisht në grupin e Luizit dhe të Oltës, që u shpallën edhe të preferuarit në Prime-n e kaluar, dhe do të lidheshin secili grup me një litar të madh për 24 orët e ardhshme, cka do të thotë që cdo veprim i tyre në shtëpi, përfshirë shkuarjen në tualet, do të duhet të ishte i organizuar me të tjerët.

Grupi fitues i lojës do të ketë një avantazh dhe duke marrë parasysh se cfarë solli avantazhi i fundit i Dea Mishel, le të themi që ishte lojë që duhet të fitohej.

Me këtë arsyetim mund të kuptoni edhe reagimin e Luizit, të cilin e keni parë edhe në titull, ndaj Ermionës e cila i kushtoi të gjithë lojën grupit të këngëtarit. Por cfarë ndodhi? Me të rënë gongu për fillimin e sfidës, Ermiona ka dalë menjëherë nga loja, pa e nisur mirë, duke u shkëputur nga litari, dicka që ishte kundër rregullave të lojës.

Edhe pse grupet vendosën që ta vazhdonin provën, të paqartë për situatën, një zarf nga produksioni shpalli vendimin që Ermiona ishte skualifikuar dhe bashkë me të, i gjië grupi i Luizit, duke bërë kështu fitues grupin e Oltës, të cilët marrin edhe avantazhin.

Kjo gjë ka acaruar jo pak Luizin, i cili pavarësisht shpjegimit të Ermionës që nuk e ka kuptuar që ka nisur loja, le të themi që e ka “kërcënuar” më shumë se njëherë, por sic thotë ai “në kuadrin e lojës”. Këto kërcënime përfshijnë fjalët “do ma paguash këtë që bëre” apo “ta tregoj unë ty”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *