Pas suksesit që në ditët e para të “Polic për kokë”, vjen lajmi tjetër i madh

Filmi më i ri aksion-komedi shqiptar “Polic për kokë” pati premierën pak ditë më parë dhe që në momentet e para u pa suksesi i tij,

me publikun që vlerësoi realizimin modern, batutat e humorin fin të aktorëve, duke i dhuruar edhe një “standing ovation”.

Në lidhje me këtë ka folur sot në një intervistë me Fjodora Fjorën në “Ditë pas dite”, aktori protagonist i filmit, Nik Xhelilaj, duke vlerësuar kiminë e tij me kolegun dhe partnerin Olsi Bylyku, por edhe me të gjithë stafin prodhues.

Aktori i njohur tregoi se ishte ndjerë shumë mirë, madje i impresionuar nga energjia e gjeneratës së re të artistëve që kishin punuar për këtë film,

dhe nisur nga kjo kanë vendosur të bashkëpunojnë sërish për një projekt tjetër, që me shumë gjasë mund të jetë edhe “Polic për Kokë 2”.

Pra ende duke shijuar suksesin e ditëve të para të komedisë, Niku dhe të tjerët, kanë nisur planet për filmin pasues. /News31

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *