Mamaja e Luiz Ejllit nuk pranon ftesën e Arbanës: Nuk e njoh për djalë, nuk dua të komentoj

Këngëtari Luiz Ejlli është personazhi më i përfolur i momentit në gjithë Shqipërinë, për shkak të eksperiencës së tij në Big Brother Vip.

Sipas një lajmi të publikuar së fundmi nga portali Pamfleti, mamaja e Luiz Ejllit që jeton në Amerikë ka refuzuar ftesën e produksionit të BBV për të komentuar për situatën e djalit të saj duke thënë “që nuk e njoh për djalë” gjithmonë sipas portalit në fjalë.

Ka shumë zëra që qarkullojnë për jetën që ai bën jashtë BBV të tilla si: Luizit I kanë hequr licensën e noterit për shkak të mashtrimeve, apo edhe përfshirja e tij në botën e kumarit.

Burime për Pamfleti thonë se produksioni ka kontaktuar familjen e Luizit, e cila jeton në Amerikë, por përgjigja e tyre ishte shok.ese.

“Nuk dua të komentoj, nuk e njoh më për djalë”, është shprehur mamaja e Luizit. Nuk dihet nëse ky reagim I mamasë së këngëtarit ka të bëjë me deklaratën e tij që trazoi mbarë opinionin publik, apo me probleme dhe mosmarrëveshje të cilat kanë nisur që para hyrjes së tij në BBV.

Se çfarë do të ndodhë me fatin e Luiz Ejllit mbetet për tu pare në Prime-in e ditës së Shtunë. Një gjë është e sigurt; mbështetja e tij nga publiku dhe fansat I ka kaluar të gjitha pritshmëritë, shkruan Pamfleti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *