Luiz dhe Kiara merrni shembull! Vjen puthja e parë në shtëpinë e BBV (video)

Amosi dhe Dea kanë dhënë puthjen e parë në edicionin e dytë të Big Brother VIP. Dy konkurentët kanë improvizuar për provën e tyre të javës, të luajnë pjesë të caktuara nga filmat, dhe nuk kanë nguruar të realizojnë dhe skenën e puthjes.

Në një kohë kur sytë e të gjithëve janë nga Luizi për shkak të pëlqimit që ky i fundit ka shprehur për Kiarën, puthjen e parë kanë zgjedhur ta japin Amos dhe Dea.

Ata janë zhvendosur në ambientet e dusheve, bashkë me banorët e tjerë që kanë krijuar atmosferë duke ju hedhur ujë për ta bërë skenën sa më romantike. Mes brohorimave dhe duartrokitjeve, Amos dhe Dea kanë dhënë puthjen e parë.

Shpesh ata janë përfolur nga banorët e tjerë për mundësinë e një lidhje, gjë të cilën asnjë prej të dyve nuk e ka mohuar apo pohuar.shih videon

Amosi dhe Deamishel vazhdojnë ngacmimet me njëri-tjetrin, së fundmi Amosi vendosi ‘ta lidhte’ atë me litarë teksa luanin me njëri-tjetrin.

Më pas ata kanë dalë duke qeshur në kuzhinë, ku Olta i ngacmoi: Këta të dy janë çift, por nuk e dinë! Dea: Jo nuk jemi! Olta: Jo çift, por super çift!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *