Në një bisedë në krevat, Kejvina është duke biseduar me Oltën dhe dy banore të tjera. Kejvina thotë: Mezi po pres të kem një bebe, ju betohem, por s’po gjej mashkullin e duhur.
Olta ia pret duke e nxitur: Çfarë pret? Mos e zgjat shumë se të humbasin nervat. Po meshkuj ka plot, thotë Kejvina, por… ‘Por s’ka profesionistë, ia pret një nga banorët. ‘Nganjëherë them, ta bëj me njërin kështu e ta rris vetë’, thotë Kejvina.
Nderkohe Luiz Ejlli nuk i ndahet Kiarës. Edhe pse ajo është distancuar shumë pas asaj që ndodhi Primen e kaluar kur Luizi u shpreh se vuante nga sëmundje e pashërueshme dhe bëri gjithë shqiptarët të preken. Por sipas analizave doli i pastër.
Mikja e tij më e ngushtë, Kiara, që nga ai moment nuk dëshiron as ‘ta shohë me sy’, Luizin. Por këngëtari gjithsesi i ka qëndruar pranë. Kiara, ai, Olta dhe Mikela, janë në nominim.
Po përhapet si ‘epidemi’ trendi i puthjeve në BBV2. Pas Amosit me Dean, ka qenë Eni që në orët e vona të natës ka tentuar të puthë Mikelën.
Banorët ishin mbledhur në krevate dhe Eni në një moment thotë: Po putha Mikelën a do flini pastaj?Banorët përreth janë dakort dhe nisin të thërrasin: Puthe, puthe!. Eni afrohet të puthë Milkelën, por ajo e refuzon.”Do duhet të dua unë e jo të ma marrësh ti mezor.