Këngëtarja e mirënjohur Rozana Radi, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku përballë Ester Bylykut ka zbuluar disa të pathëna nga jeta e saj private.
Pasi imitoi plotë humor dhe dashuri xhaxhain e saj të ndjerë, Françesk Radi, Rozana u ndal edhe te një histori me babain e saj.
Rozana tha me humor se ka qenë fëmijë i tmerrshëm madje njerëzit e kishin shpallur non-grata. Ester Bylyku: Cila ka qenë prapësira më e madhe që ke bëre?
Rozana Radi: Po të tregoj një me babin. Kur isha e vogël i vidhja lekë nga xhepi. Nese ai më jepte 200 lekë unë i merrja edhe 300 të tjera.
Njeherë ai erdhi në shtëpi dhe më tha: Të keqen babi, herën tjetër kur të marrësh lekë më thuaj se shkova në kafe, mbeta pa lekë (qesh).
Rozana Radi dhe partneri i saj Shpëtimi kanë një lidhje të konsoliduar prej 10 vitesh, e cila disa muaj mëparë u përfol se kishte marr fund.
Këtyre zërave iu përgjigj vetë këngëtarja, e cila u shpreh se janë vetëm thashetheme te përhapura nga mediat dhe çifti vazhdojnë shumë të lumtur bashkëjetesën e tyre.