Fatmirësisht pa dëme, por një “breshëri” tërmetesh kanë përfshirë Shqipërinë orët e fundit

Vendi jonë është përfshirë nga një “breshëri” tërmetesh me epiqendër në zonën e Klosit. Nga ora 20:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:36 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 7 tërmete.

Tërmetet kanë qenë të lehtë duke filluar nga 2 deri në 3.5 righter. Lëkundjet janë ndjerë në Dibër dhe në Tiranë, por nga iformacionet e marra nga Abc News, nuk kanë shkaktuar dëme.

Kujtojmë se tërmeti më i rëndë që tronditi vendin, është ai i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4. Tërmeti u ndje VI ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, VIII-IX ballë në qytetin e Durrësit, Sukthit dhe në Kuraten.

Rrjeti Sizmologjik i Shqipërisë, regjistroi për muajin nëntor të vitit 2020 në vendin tonë sizmitetin të nivelit më të lartin që prej tërmetit të 15 prillit 1979 (M6.9).

Rritja më e madhe e aktivitetit sizmik u regjistrua në perëndim të Shqipërisë e shprehur me tërmetin e Durrësit me magnitudë 6.3, më 26 nëntor, në orën 03:56 me orën lokale që është dhe tërmeti më i fortë i 40 viteve te fundit. Nga ky termet humbën jetën 51 persona. Përkatësisht në Durrës 25 viktima, Thumanë 24 viktima, Lezhë 1 viktimë dhe Tiranë 1 viktimë.

Në qarkun e qytetit të Durrës 47 persona u nxorën nga rrënojat që shpëtuan jetën. Numri i të plagosurve arriti rreth 2000 vetë. Më shume se 12 mijë njerëz ngelën pa strehë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *