E BUJSHME: Strakosha kërkohet nga gjiganti ballkanas, i premtojnë vendin e titullarit

Thomas Strakosha do të largohet nga Brentfordi në merkaton e dimrit. Shumë ekipe kanë qarkulluar si klube potenciale për transferimin e portierit shqiptar.

Së fundmi mediat turke bëjnë të ditura se Fenerbace ka hyrë në garë për Strakoshën. Kjo skuadër i paraqet vendin e titullarit portierit, teksa mban vendin e dytë në kampionat pas Galatasaray.

I transferuar në verë me shumë bujë tek Brentford në Premier League, 27-vjeçari nuk ka mundur të fitojë besimin e stafit teknik me trajnerin Thomas Frank që preferon spanjollin David Raya.

I zhgënjyer nga klubi i Premier League, në Itali raportojnë se ish-gardiani i Lazios është i gatshëm të ndryshojë ambient dhe në merkaton e janarit.

Ai pritet transferohet në një skuadër ku të ndjehet sërish i rëndësishëm e numri një mes shtyllave, për të pasur më pas edhe mundësinë që të rifitojë pozicionin e tij në kombëtaren e Shqipërisë.

Ndërkohë që edhe portieri tjetër kuqezi Etrit Berisha pritet të ndryshojë ekip në janar, por dëshiron të mbetet po në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *