“Buzët e tua më tërheqin shumë”! Ç’po ndodh mes Mikelës dhe Armaldos (video)

Prova e Mikelës dhe Armaldos u prit me shumë të qeshura nga banorët, por jo vetëm. Vetë ata nuk e mbajtën dot seriozitetin gjatë realizimit të skenës së caktuar nga ‘Vëllai i Madh’.#

‘Buzët e tua më tërheqin shumë’. Ishte ky një fragmet i shkëptur nga skena e realizuar mes dy banorëve.SHIH VIDEON

Këngëtari Luiz Ejlli dhe tenori Armaldo Kllogjeri u përfshinë në një sherr të ashpër me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Artistët patën një përplasje që erdhi për termet e përdorur kur i drejtohen njëri-tjetrit.Armaldo tha se u ndie i fyer për shkak se Luizi përdori fjalën çapaçul kur iu drejtua.

Por siç shkruan Vip-Magazine, njohja mes Luizit dhe Armaldos daton shumë herët në vitin 2006, kur Luiz Ejlli përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.

Edhe pse dy artistët deri tani nuk e kanë kujtuar këtë si detaj brenda BBV, Luizi shoqërohej në Festivalin Europian të Këngës nga një grup prej tre vokalistësh dhe njëri prej tyre ka qenë pikërisht tenori i njohur Armaldo Kllogjeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *