Sulmuesi shqiptar i Bayernit shënon një supergol ndaj Leipzig (video)

Ka të njëjtin mbiemër me Zlatan Ibrahimoviç e pak nga pak po tregon se ka aftësi të veçanta futbollistike para portës ashtu si suedezi.

Arijon Ibrahimoviç, sulmuesi 17-vjeçar shqiptar i Bajern Mynih, ka treguar sot aftësitë e tij në një miqësor ndaj Lajpcig.SHIH GOLIN

Nagelsman ka grumbulluar djaloshin në fazën përgatitore që skuadra po zhvillon në Doha dhe sot i ka dhënë minuta në sfidën kundër Lajpcig, që gjithashtu po përgatitet për pjesën e dytë të sezonit në Lindjen e Mesme.

Ibrahimoviç u aktivizua në pjesën e dytë të sfidës, në minutën e 63-të, kur shifrat ishin 3-1 për Lajpcig. Ai nuk vonoi shumë që të gjente rrugën e rrjetës

me një gjuajtje mjeshtërore nga jashtë zonës në minutën e 69, duke shkurtuar diferencën e duke kthyer në lojë Bajernin i cili më pas ia doli që të mbyllte miqësoren me rezultatin 4-4.

Kujtojmë se Ibrahimovic që deri tani ka zgjedhur të luajë me moshat e Gjermanisë konsiderohet si një lojtar shumë premtues dhe me të ardhme të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *