Rrahmani i shënon supergol Juves, i ghithë stadiumi i Napolit në këmbë për shqiptarin (video)

Napoli ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Juventusit. Ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani që shënoi supergol. Pas një skeme nga rivënia këndore, në zonë i vetëm u gjend Rrahmani dhe realizoi gol të bukur. Rezultati aktual është 3:1 në favor të Napolit.

55’ GOOOL NAPOLI! Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Rrahmani i cili lëshon një super goditje drejt portës duke çuar shifrat në 3-1.SHIH GOLIN

42’ GOOOL JUVENTUSI! Mbrojtja e Napolit nuk arrin të largojë një top në zonë dhe Milik i jep Di Marias asistin perfekt për të çuar topin në rrjetë.

39’ GOOOL NAPOLI! Pas një topi të gjatë nga e djathta, Osimhen ul bukur për Kvaratskhelia i cili nuk e ka të vështirë të dërgojë sferën në rrjetë.

14’ GOOOL NAPOLI! Pas një aksioni të shpejtë të napolitanëve, Kvaratskhelia gjuan por gjen përgjigjen e Sheznjit. Osimhen ndjek aksionin dhe me kokë çon sferën në rrjetë.

FORMAICONET ZYRTARE Napoli (4-3-3) – Meret; Di Lorenco, Kim, Rrahmani, Mario Rui; Anguisa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen; Kvaratskhelia. Juventus (3-5-2) – Sheznji; Danilo, Bremer, Aleks Sandro; Kieza, MekKeni, Lokateli, Rabio, Kostiç; Di Maria, Milik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *