Publikohet projekti! Shihni sa i bukur do bëhet ky qytet në Shqipëri (video)

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “facebook” ka dhënë lajmin e mirë veçanërisht për qytetarët e Lezhës.

Rama shkruan se tani është gjithçka gati për nisur punën të hënën për transformimin e shëtitores dhe lulishtes pranë lumit Drin.

Ky investim po ashtu do të nxjerrë në pah edhe vlerat e Memorialit të Skëndërbeut duke i shërbyer kështu edhe turizmit të këtij qyteti.

Postimi i Ramës: Në Lezhë, jemi gati për të nisur nga puna të hënën, për transformimin e shëtitores dhe lulishtes pranë lumit Drin,

e cila krahas hapësirës së dedikuar për qytetarët, do të jetë edhe në shërbim të turizmit, duke i nxjerrë më në pah vlerat e Memorialit të Skënderbeut që ndodhet përballë saj, dhe që përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e ShqipërisëSHIH VIDEON

Nderkohe me anë të një postimi në Facebook, Kryeministri Edi Rama është shprehur se tashmë nënat kryefamiljare e kanë marrë bonusin e premtuar dhe se i uron shëndet dhe një vit sa më të mbarë.

Të gjitha nënat kryefamiljare e morën këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *