“O capacula është Luan ai”, droni tjetër për Luisin “çmend” banorët, çfarë do të bëjë Big Brother?

Edhe pse u tha që këtë sezon nuk do lejohej asnjë dron në shtëpinë e BBV, fansat e Luizit e nxjerrin bllof produksionin e BBV dhe thuajse për ditë po i dërgojnë mesazhe të preferuarit të tyre.

Ka qenë boksieri i njohur shkodran Nelson Hysa që ka publikuar pamjet në rrjetet sociale ku duket droni me një tjetër mesazh mbështetje për Luizin.

Situata në Big Brother nuk duket aspak e qetë para natës së Prime-it. Luiz Ejlli vijon të jetë në qendër të vëmendjes, shpesh herë edhe pjesë e rëndësishme e debateve.

Sonte, këngëtari u përplas me tenorin Armaldo Kllogjeri, teksa ky i fundit s’mundi ta përtypte një batutë të shkodranit.

Ai i vendosi Armaldos nofkën “Çapaçul” që nuk u prit mirë nga tenori duke reaguar ashpër ndaj tij. Luizi e kishte paralajmëruar

gjatë ditës pasi tenori e ngacmonte gjithë kohën. Por debati degradoi aq sa nisën të përmenden ngjarje nga jeta jashtë shtëpisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *