Kapiteni i ekipit të Superiores “harron” ndeshjen dhe “qan” hallin e Luizit në BBV (foto)

Reality Show “Big Brother VIP Albania” ka marrë përmasa të pabesueshme. I madh apo i vogël flasin për personazhet që ndodhen brenda kësaj shtëpie. Vëmendjen më te madhe e ka marrë këngëtari i njohur Luiz Ejlli.

Mbështetja për shkodranin është e madhe, veçanërisht pasi tha fillimisht se është i sëmurë, kurse më vonë e mohoi, por ka dicka enigmatike.

Kaq mjaftoi dhe të gjithë brenda shtëpisë iu kthyen kundër. Por mbështetësit jashtë janë të shumtë. Kësaj vorbulle s’i ka shpëtuar as Abaz Karakaçi.

Kapiteni i Kastriotit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon votat e dhëna për Ejllin, në mënyrë që ai të qëndrojë brenda shtëpisë më të përfolur në vendin tonë.

Në këtë javë të 16-të të Superiores, kapiteni i krutanëve s’është kursyer duke dhënë 5 vota për Luizin që është në nominim.

Mesa duket një emision si BBV nuk iu shpëton dot as futbollistëve, që e ndjekin më vëmendje dhe kanë të preferuarit e tyre aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *