Vllaznia është kthyer të marrë një fitore me shumë peshë në kryeqytet. Këtë herë shkodranët kanë mundur Partizanin me shifrat 1-2. Pjesa e parë foli vetëm për shkodranët që shpërdoruan raste të shumta. Në pjesën e dytë, të kuqtë rikthyen situatën në favorin e tyre.
Maguet realizoi golin e parë në minutën e 60, teksa sapo kishte hyrë në fushën e blertë. I njëjti futbollist shpërdoroi edhe dy mundësi të tjera të mira për të dyfishuar rezultatin.
Jonuzi riktheu në lojë shkodranët me një super gol në minutën e 77, ndërsa Coba u kthye në hero me realizimin e tij në minutën e 90. Pas kësaj fitore, Vllaznia kthehet në luftën e titullit kampion. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:
Mirel Josa: “Jam i kënaqur që ekipi fitoj. Jam i kënaqur që po më përgjigjen lojtarët. Duhet të kemi parasysh që të fitosh ndaj Partizanit të vendit të parë të jep kënaqësi. E filluam ndeshjen shumë mirë, në pjesën e parë ishim në kontroll.
Duhet të konkludonim 2-3 herë në pjesën e parë. Pastaj në të dytën nuk jam i kënaqur në 20 minutat e para të saj pasi kemi gabuar në qarkullimin e topit. Të gjithë duam që t’i marrim ato fitoret radhazi. Duhet të vazhdojmë që të jemi me këmbë në tokë. Angelos Anastasiadis, ish trajneri i Greqisë, është një shembull për mua për mënyrën sesi i ndërtonte raportet me lojtarët dhe me drejtuesit.
I kam thënë lojtarëve: “Festoni nja 10 minuta dhe pastaj keni punë me mua”. Coba bëri golin? Për atë punë e futëm, a e harruat ju që humbi nja 5 pasime ai para se të bënte golin?