E konfirmon drejtori sportiv, Bekim Balaj lë “thatë” Partizanin dhe Tiranën dhe dëgjon zemrën

Vllaznia është kthyer të marrë një fitore me shumë peshë në kryeqytet. Këtë herë shkodranët kanë mundur Partizanin me shifrat 1-2.

Pjesa e parë foli vetëm për shkodranët që shpërdoruan raste të shumta. Në pjesën e dytë, të kuqtë rikthyen situatën në favorin e tyre.

Maguet realizoi golin e parë në minutën e 60, teksa sapo kishte hyrë në fushën e blertë. I njëjti futbollist shpërdoroi edhe dy mundësi të tjera të mira për të dyfishuar rezultatin.

Jonuzi riktheu në lojë shkodranët me një super gol në minutën e 77, ndërsa Coba u kthye në hero me realizimin e tij në minutën e 90. Pas kësaj fitore, Vllaznia kthehet në luftën e titullit kampion.

Vllaznia po kërkon një përforcim të bujshëm në këtë merkato dimri. Shkodranët dëshirojnë të përfitojnë nga momenti për të firmosur me Bekim Balajn. Por konkurrenca duket të jetë me Shkëndijën e Tetovës.

Megjithatë drejtori sportiv i Vllaznisë, Auron Miloti, ka konfirmuar gjithçka për “Oversport”: “Jemi në negociata me Bekim Balajn. Nuk ka ende asgjë zyrtare, por presim që të kemi një përgjigje pozitive”, tha Miloti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *