CM | Ziyech-Milan “shtyhet”, zgjedhja specifike bie mbi formulën!

Hakim Ziyech është ende i planifikuar për një largim nga Chelsea dhe duket se Milan nuk ka hequr dorë nga ideja për nënshkrimin e tij.

Calciomercato.it raporton se vendimi i Graham Potter për të aktivizuar Joao Felix ndaj Fulham, pavarësisht se e kishte mirëpritur atë vetëm disa ditë më parë, flet shumë për mendimet e tij për disa nga lojtarët e tjerë në repartin e sulmit.

Për më tepër, ardhja e Christopher Nkunku do t’i japë edhe më pak kohë lojë lojtarëve si Ziyech qe duan hapesira dhe nuk duan te kalojne nje tjeter sezon ne hije…

Në janar ose në verë ai do të duhet të gjejë një klub të ri për të ndihmuar në rinisjen e karrierës së tij dhe një Kupë Botërore shumë pozitive tregoi se ai ka ende shumë për të dhënë.

Javët e fundit emri i tij është rikthyer në orbitën e Milanos. Kuqezinjtë e pëlqejnë atë, por nuk kanë filluar negociatat kohët e fundit dhe nuk ka plane për t’u forcuar në afatin kalimtar të janarit…

Por në verë emri i Ziyech mund të bëhet sërish konkret dhe do te diskutohet per nje huazim te vlefshem per 1 sezon dhe jo gjasshte muaj si mund te ishte perfolur tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *