Ylli i ri i Kombëtares debuton me këmbë të mbarë tek Napoli i Saplletit! Me maskë në fytyrë…

Një pasdite speciale ka qenë ajo e mbrëmshmja për shqiptarin Daniel Hysaj. Mbrojtësi ka debutuar me ekipin e parë të Napolit në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Antaliasporit, e fituar nga klubi italian me rezultatin 2-3.

Ishte Raspadori dhe Politano ata që shënuan dy gola në pjesën e parë, ndërkohë në nisje të fraksionit të dytë, Hysaj hidhet në fushë në vend të Mario Ruit.

Më tej është shqiptari Admir Mehmeti që ngushton diferencën, por Raspadori mendon për Napolin dhe shënon edhe të tretin. Ndërkohë turqit gjejnë golin e dytë në fund të takimit.

Sa i përket Hysajt, mbrojtësi zhvilloi një pjesë të dytë të mirë, duke qenë se ishte edhe ndeshja debutuese me ekipin e parë të Napolit, besim që i është dhënë nga trajneri Luçiano Spaleti.

Tani pritet që ai të debutojë shumë shpejt edhe në Serie A, pasi konsierohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe tepër i rëndësishëm për Napolin.

Napoli ka një histori të mirë me Hysajt, pasi më parë ka luajtur edhe kushëriri i Danielit, Elseid Hysaj, që më pas u transferua si lojtar i lirë te Lazio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *