Tuttosport | Milan dhe sulmi i së ardhmes: 5 emrat te fletorja e Maldinit!

Së pari është merkato e dimrit, por të gjitha klubet, përfshirë Milanin, tashmë kanë filluar të mendojnë edhe për transferimet e verës, sepse ky është momenti në të cilin vendosen strategjitë. Te kuqezinjtë do të jetë interesante të kuptojmë se si do të jetë i përbërë sulmi i së ardhmes, veçanërisht për sa i përket rolit të qendërsulmuesit.

KUSH MBETET – Edicioni i sotëm i Tuttosport analizon planet e mundshme të Djallit, duke nisur nga ata që janë aktualisht në skuadër: Olivier Giroud me siguri do të jetë pjesë e skuadrës së Milanit për sezonin e ardhshëm (ai ka disa kohë që negocion një rinovim dhe pritet ta gjeje me shifra thuajse te njejta duke shtuar ndoshta vetem nje bonus 500 mije euro).

Pastaj do të jete Divock Origi, ndërsa, me përjashtim të surprizave të bujshme, nuk duhet të ketë vend për Zlatan Ibrahimovic vitin e ardhshëm, duke qene se suedezi do te jete thuasje 41 vjec.

SHUMË EMRA – Për rolin e qendërsulmuesit të së ardhmes, Milani po vlerëson profile të ndryshme: një nga emrat që është përmendur me më shumë këmbëngulje javët e fundit është sigurisht ai i Armando Brojës, njëzet e një vjeçarit shqiptar, lojtar i Chelsea.

Në fletoren e Maldinit dhe Massarës janë edhe emrat e David (Lilla), Hojlund (Atalanta), Okafor (Salzburg) dhe Kudus (Ajax). Ideja e fundit të çon te Evanilson, sulmuesi i Portos i lindur në 1999. Sakaq, cila do të jetë e ardhmja e tre qendërsulmuesve të rinj në pronësi të Milanit?

Marko Lazetic, i cili tashmë është në Milanello dhe po shfaqet me Primavera, Lorenzo Colombo, i cili është i huazuar te Lecce dhe së fundi Marco Nasti, i cilo po fiton përvojë te Cosenza në Serinë B. Sigurisht, per te tre parashikohet nje huazim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *