Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Arrigo Sacchi, ish-trajneri i kuqezinjve, foli për ndjekjen e Milanit, i cili synon të ribashkohet me Napolin ne krye në gjysmën e dytë të sezonit. Ja fjalët e ish-trajnerit kuqezi: “Milani do të bëjë një kërcim në cilësi nëse luan si ekip, si sezonin e kaluar.
Të njëmbëdhjetët duhet të vrapojnë: mbrojnë me njëmbëdhjetë dhe sulmojnë me njëmbëdhjetë. Lëvizja me dhe pa top është thelbësore. Kjo është mënyra më e mirë për të planifikuar ndjekjen e Napolitn. Te Milani im nuk kishte njeri që nuk luante me ekipin dhe për ekipin, në fushë të plotë dhe me kohë të plotë.
Dhe në atë grup ishin Gullit, Baresi, Van Basten, Donadoni, Maldini. Megjithatë të gjithë sakrifikuan për të tjerët, sepse kishin përvetësuar një koncept themelor: futbolli është një sport kolektiv dhe jo individual.
Portugalia, kundër Zvicrës, e mbajti jashtë Cristiano Ronaldon dhe shikoni si luajti dhe si fitoi! Mos fitoni me individin, por me ekipin, a duam ta fusim edhe ne italianët në kokë si koncept?!”
“Ziyech ne janar? Ai është shumë i shpejtë, mund të qëndrojë në të tria pozicionet pas sulmuesit të parë. Te Ajax, ai gjithmonë e ka nisur nga e majta. Por ai ka cilësinë për t’u përshtatur. E rëndësishme është që ai të ketë entuziazëm, disponueshmëri, frymë ekipi, motivim.
Sepse futbolli modern do të jetë gjithnjë e më shumë një kolektiv inteligjence: ju mund të strehoni këmbët tuaja, jo kokën. Prandaj i them Maldinit, Massara dhe Piolit se, para cilësive teknike, ata te vlerësojnë mirë ato njerëzore”.