Burri merr gruan dhe e dh.n on në lokal. Një rast i rë.dë i dhunës në familje është shënuar ditën e sotme në kryeqytet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se një shtetas kishte marrë me fo rcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj i punës, e kishte çuar atë në një lokal, pa dëshirën e saj, dhe më pas e kishte dh.nu.r, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë arrestimi në flagrancë i Amarildo Shabani 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën “Qazim Vathi”, e ka dërguar në një lokal.
Më pas ka ushtruar dh.në fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur këtë shtetase me urdhër mbrojtjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Si në shumë raste të tjera urdhëri i mbrojtjes nuk pi ujë, del komplet jashtë loje.