GDS | Milan-Ziyech, pista “mer jetë” sërish! Plani kuqezi dhe detajet e janarit

Në verë, Milani ndoqi Charles De Ketelaere dhe Hachim Ziyech për një kohë të gjatë, por në fund ata vendosën qe te conin buxhetin për mesfushorin sulmues belg. Emri i marokenit, i cili po luan një Botëror të shkëlqyer me Marokun e tij dhe do të përballet të shtunën në çerekfinale me Portugalinë e Leaos, megjithatë është rikthyer në modë javët e fundit.

Kjo për shkak se kuqezinjtë, duke pasur parasysh edhe vështirësitë e ish-talentit te Club Brugge qe ka kushtuar rreth 35 mln euro, do të donin të shtonin cilësi të mëtejshme në repartin sulmues në dispozicion të Stefano Piolit.

Siç raportoi La Gazzetta dello Sport këtë mëngjes, pasi e ndoqi atë gjatë muajve të fundit, Milani tani po vlerëson me kujdes mundësinë për të bërë një përpjekje të re në janar me Chelsean për Ziyech: ideja do të ishte ta merrte atë me hua me të drejtë blerje 15 milionë euro.

Pak ditë më parë, duke folur për të ardhmen e tij, marokeni, i cili gjeti shumë pak hapësirë ​​te blutë në pjesën e parë të këtij sezoni, ka hapur lamtumirën e tij në merkaton e dimrit. Për të favorizuar lëvizjen e tij të mundshme në Milano, lojtari sidoqoftë do të duhet të ulë pagën e tij.

Klubi në fakt nuk mund t’i garantojë atij rrogën prej 6 milionë eurosh që tani fiton në Londër, por ai mund të paguaje deri në 4-4.5 milionë euro neto në sezon (mund të përfitojnë nga zbritjet tatimore të Dekretit të Rritjes).

Ne Milanello, Ziyech mund të gjente sërish Tomori dhe Giroud, dy lojtarë që rilindën te kuqezinjtë pasi përfunduan jashtë fushës te Chelsea. Dhe kush e di, e njëjta gjë mund të mos ndodhë edhe me Hachim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *