EKSKLUZIVE | “Dua 2 mln euro bashkë me stafin”, kërkesa e trajnerit të njohur që shtangu Dukën

Armando Duka është duke pritur fundin e Botërorit për të lëvizur për trajnerin e ri të kombëtares për të mos u nxituar ende… Gjithcka do të vendoset pas datës 18 dhjetor. Albania Team ka zbuluar se në fakt, kreu i FSHF, pasi është konsultuar, ka marrë disa feedback pozitive për disa trajnerë të ndryshëm, mes tyre sërish nje italian por me ide dhe vizion: po flasim per Devis Mangia që së fundmi ka drejtuar kombëtaren e Maltës edhe pse pa sukses dhe me një skandal akuzash seksuale…

Ndër sondazhet e bëra ka qenë edhe përpara disa muajsh Andrea Stramaccioni, ish-trajneri i Interit, që ka stërvitur edhe jashtë Italisë, në Iran. Aktualisht trajneri është opinionist dhe zë i dytë në komentimin teknik të ndeshjeve të Botërorit te RAI Sport.

Por, pretendimi ekonomik në sezon ka qenë rreth 2 mln euro bashke me stafn, që ka shtyrë Dukën të braktisë pistën totalisht. Bisedimet u kryen shume muaj me pare kur Reja ishte ende te Shqiperia. Në fakt, Stramaccioni më pas shkoi në Katar te skuadra Al Gharafa.

Dy alternativat e deritanishme – Sipas Panorama Sport, Ilir Daja apo Estebian Kambiaso jane te vetmet. Gazeta Panorama mëson se dy trajnerët janë në balotazh në lidhje me stolin e Kombëtares shqiptare. I pari aktualisht drejton kampionët e Kosovës, Ballkanin, ndërsa i dytë është i lirë dhe së fundmi është shfaqur në Katar, duke mbështetur në stadium Argjentinën e tij. Deri tani nuk ka asnjë vendim zyrtar nga FSHF-ja në lidhje me drejtuesin e ri të përfaqësueses.

Rreth një muaj më parë, kur Shqipëria po përgatitej për miqësoret e nëntorit, në skenë doli emri i Ilir Dajës për të marrë drejtimin e Kombëtares, kjo u shty më shumë sepse trajneri është shqiptar dhe mund të ishte një provë e mirë për përfaqësuesen, pasi edhe opinioni sportiv është pro një trajneri me kombësi shqiptare.

Duke ditur edhe sukseset që Ilir Daja ka arritur, e fundit me Ballkanin në grupet e Ligës së Konferencës, ai shihet seriozisht si zëvendësuesi i Edi Rejës. Kandidati tjetër është Estebian Kambiaso, argjentinasi i cili u përfol pak kohë më parë, ku mbërriti edhe në Tiranë dhe darkoi me kreun e Federatës, për të diskutuar edhe në lidhje me këtë.

Karriera e tij si trajner nuk është me një eksperiencë të njëjtë me atë si futbollist, pasi Kambiaso ka luajtur me ekipe si Real Madridi dhe Interi për shumë vite, por si drejtues, e ka nisur në disa kategori të ulëta në Itali dhe me profesionistët, posti i vetëm që ka mbajtur është si ndihmës trajneri i kombëtares së Kolumbisë në Botërorin e 2018-ës, periudhë 2-mujore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *