Duken si kukulla, tre vëllezërit nuk rriten dot më shumë se kaq! Njerëzit i tallin

Vëllezërit Daljeet, Kamaljit e Ramneet Singh janë të tre rreth 50 cm të gjatë dhe sipas familjes së tyre ata nuk do të rriten më shumë ndërsa shpeshherë ngatërrohen me bebe.

Daljeet është në fakt 13 vjeç, Kamaljit, 11, dhe Ramneet Singh, 7 vjeç, ndërsa prindërit thonë se kushdo që i sheh i ngatërron me fëmijë dy ose tre vjeç.

Doktorët në Indi nuk kanë arritur të përcaktojnë shkakun e gjatësisë së tyre të reduktuar, ndërsa i kanë thënë familjes nga krahina e Punxhab, se ka të bëjë me trurin e tyre.

Nëna e tyre që nuk donte të emërohej, tha: “Ne bëjmë të gjithë punën për ta, sa herë njerëzit i shohin tallen me to, por shumë i duan. Kemi shumë vështirësi për t’i çuar në vende të ndryshme”.

“Edhe për të marrë trajtimet mjekësore ne duhet t’i mbajmë në prehër prej gjatësisë së tyre të vogël, ata nuk mund të ecin shumë dhe as të kurohen vetë”.

Gjendja e rrallë gjenetike ka bërë që nëntë nga 11 anëtarët e familjes të jenë xhuxhmaxhuxhë të tillë. E përditshmja britanike “The Mirror” raporton për një tjetër familje që ka gjendjen e rrallë që është e ngjashme por jo tërësisht me nanizmin.

Fisi i Ram Raj Chauhan kishte më parë 21 njerëz – 18 prej të cilëve kishin gjendjen gjenetike të quajtur Akondroplazia që shkakton nanizëm të gjymtyrëve të shkurtër. Ram Raj jeton tashmë me 10 anëtarë të familjes së tij në qytetin e Hyderabad, Indi.

Në fakt gjendja e tyre tërhoqi mjaft vëmendje, shumica e së cilës për arsye të gabuara. Njerëzit ishin kuriozë me ta, i tallnin dhe nuk i ndihmonin. Ata kanë gjithashtu dhimbje në gjymtyrë dhe nuk jetojnë shumë gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *