Pas i ranë me grúsht, Sali Berisha bën ndryshimin e papritur në pamje (foto)

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pritur këtë të enjtë në takim ish-presidenti kroat Stipe Mesiç, i cili konsiderohet “miku i shqiptarëve”. Takimi është zhvilluar në zyrën e tij në selinë e PD.

Theksojmë se ky takim vjen dy ditë pas protestës së opozitës, ku lideri i PD u s lmu a me gr ush t në fytyrë nga 31 vjeçari Gert Shehu. Gjatë këtij takimi dy palësh, Berisha shfaqet me syze dielli, ndërsa bisedon me Mesiç.

Kreu i PD ka deklaruara para ish-presidentit kroat, se personi që ishte zgjedhur për ta s lmuar është një informator i policisë kr mi ale.

“Personi i zgjedhur që do më godis te është një agjent i policisë kri mi nale, informator i policisë, me të cilin është marrë një nga figurat më të zeza të historisë së shtetit shqiptar”,u shpreh Berisha në këtë takim.

Kujtojmë se protesta e opozitës u zhvillua më 6 dhjetor, ditën kur u mbajt dhe samiti i BE me Ballkanin Perëndimr në Tiranë.

Gjatë tubimit Berisha u përfshi në një incident, ku u qëllua me grusht në fytyrë nga 31 vjeçari Gert Shehu, i cili u neutralizua menjëherë nga truprojat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *