Ai vend është kthyer për shqiptarët në betim. Është e njohur shprehja: Betohem për Kishë të Laçit. Njerëzit në atë vend të mrekullueshëm, çojnë sende personale, përkëdhelin shenjtin dhe luten për hallet e tyre që kërkojnë zgjidhje.
Besimtarët shkojnë për 12 të Marta rresht në udhën e mundimshme që të çon drejt shenjtit dhe ditën e 13 qershorit, kisha e Laçit kthehet në vend pelegrinazhi.
Shqiptarë të të gjitha besimeve fetare shkojnë në këtë vend për të gjetur paqe tek shenjti. Po cilat janë mrekullitë që tregohen? Një person i sëmurë me simptoma të dridhurash dhe gjendjeje të fikti u vendos pranë altarit dhe në kohën kur meshtari po kryente meshën ai ra në gjendje gjumi.
Në momentin që meshtari bëri kryqin dhe bekimin me ujë të bekuar ai u zgjua i shëndoshë dhe pa asnjë shqetësim të mëparshëm.
Një çift italianësh që kishin vizituar shumë vende të shenjta qëndruan për tre të marta në kishën e Shën Ndout. Megjithëse kishte kryer mjekimet më të shtrenjta dhe të gjitha ndërhyrjet e mjekësisë, fëmija i tyre që kishte problem u përmirësua falë mrekullive të Kishës së Laçit. Fëmija i tyre filloi të flasë.
Një grua tjetër shqiptare që nuk fliste deri në moshën 13 vjeçare, pas vizitës në Kishën e Laçit filloi të fliste. Nga ajo kohë ai vend i shenjtë u bë vendi i saj i preferuar dhe vendi ku gjente prehjen shpirtërore dhe përkushtimin e saj si besimtare.