Kuvendi Kombëtar i FRPD-së, zhvilloi ditën e sotme një aktivitet në kuadër të Ditës së Rinisë. E pranishme në sallë ishte dhe Fjona Nishani, vajza e ish-Presidentit të ndjerë, Bujar Nishani.
Ishte Belind Këlliçi, ai i cili përkujtoi figurën e presidentit Nishani gjatë fjalës së tij, dhe në atë moment e reja u përlot për babain e saj, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë nga COVID.
Një përshëndetje shkon për Rudina Hajdarin, vajzën e Azem Hajdarin, Fiona Nishanin, vajzën e presidentit Bujar Nishani dhe Glauk Olldashin djalin e Sokol Olldashit, tre emblema këto të PD-së”, tha Këlliçi.
Zgjedhjet për kreun e FRPD-së pak javë më parë u shoqëruan me akuza të forta prej pjesëmarrësve për manipulim të tyre me qëllim nxjerrjen fitues të Besart Xhaferrit, si një njëri i Belind Këlliçit.
Akuzat lidheshin me këtë të fundit, ku kandidatë për kreun e FRPD-së si edhe simpatizantë të PD-së theksuan faktin se votat dhe listat e votuesve ishin manipuluar pikërisht me orientim nga ish-kreu i FRPD-së.
Ngjarjet politike zhvillohen shpejt në Shqipëri duke bërë që po ashtu të harrohen shpejt, por nderet jo.Gjatë Kuvendi Kombëtat i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ditën e sotme, ndërkohë që kishte qindra karrige të tjera përreth ku mund të uleshin, Këlliçi u pa ngjitur me kreun e ri të FRPD-së, ku vërehej një lloj varësie në raport e këtij të fundit ndaj kandidatit të PD-së për bashkinë e Tiranës.