Mediat greke kanë bërë një shkrim në lidhje me anulimin e vizitës së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Himarë dhe fshatrat me minoritet grek.
“Eidiseis.gr” shkruan se Tirana i vendosi veto kryeministrit te Greqise Kyriakos Mitsotakis për vizitën e tij në Himarë.
Ky sipas kësaj media është ndaluar që ekstremistri gret, Babis Karathanos të udhëtojë drejt Vorio Epirit me rrugë ose me helikopter ushtarak dhe gjithashtu të mos marrë pjesë në misionin grek.
“Deklarata e djeshme e kryeministrit grek për të mos shkuar në Vorio Epir për shkak të kushteve të këqija atmosferike ishte vetëm preteksti dhe vula e ngërçit të negociatave që po vazhdonin prej ditësh në prapaskenë mes dy palëve.
Në fakt, shtyrja e vizitës së Mitsotakis në fshatrat minoritare të Vorio Epirit nuk është për shkak të EMY-së, por për shkak se Tirana që që në momentin e parë po vendoste pengesa, si fillim për lëvizjen e sigurt të Kyriakos Mitsotakis në Himarë dhe fshatrat fqinje” thuhet në artikull.
Kujtojmë që Babis Karathanos është shpallur “non grata” në Shqipëri. Ai ëhstë i padëshiruar në vendin tonë për shkak të sjelljeve antishqiptare gjatë ceremonisë së v rrimit të Kacifas.