Xhaka nuk është ‘normal’, ja çfarë bën pas eliminimit të Zvicrës nga Portugalia

Edhe pse arriti të kalonte grupet, Zvicra pësoi një eliminim të turpshëm me rezultatin 6-1 nga Portugalia në fazën e 1/8-ave të Botërorit të Katarit.

Duket se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, nuk ka zgjedhur që të pushojë pas kësaj aventure, por t’i rikthehet menjëherë punës me Arsenalin.

Siç bëjnë me dioje mediat angleze, mesfushori ka udhëtuar menjëherë për në Dubai, aty ku “Topçinjtë” po kryejnë fazën përgatitore përpara rifillimit të kampionatit.

Zvicra pësoi një humbje turpëruese përballë Portugalisë në fazën e 1/8-ave të Botërorit të Katarit, me rezultatin 6-1 dhe për këtë ka reaguar menjëherë ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater.

Ai ka zgjedhur që të sulmojë Granit Xhakën, i cili është edhe kapiteni i skuadrës, duke thënë se nuk ka influencë në ndeshjet e rëndësishme.

“Ishte si ndeshje tenisi. Zvicra humbi 6-1. Ku ishte Granit Xhaka? Ai duhet të jetë lideri, ai ngre zërin, por nuk ka influencë në ndeshjet e rëndësishme. Pas dy javësh e gjysmë në Kupën e Botës, fjalët e Granit Xhakës se dëshiron të shikojë Zvicrën si Kampione Bote, duken si një listë e parealizuar Krishtlindjesh”, u shprehish-kreu i FIFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *