Federata serbe e futbollit u gjobit me 20 mijë franga zvicerane për shkak se në dhomat e zhveshjes u shfaq harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb.
Aty ishte edhe një shkrim: “S’ka dorëzim”. Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA për pankartën, e cila ishte varur mbi dollapët e dy lojtarëve të Serbisë më 24 nëntor.
Përveç FFK-së, ankesë bëri edhe Komiteti Olimpik i Kosovës në FIFA dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Ky gjest ndodhi në ndeshjen e parë të Serbisë në Kampionatin Botëror ndaj Brazilit ku u mposht 2-0.
Ndërkohë, ka një tjetër procedurë të hapur në lidhje me ofendimet e trajnerit serb dhe tifozëve në ndeshjen ndaj Zvicrës.
Që serbët kanë fantazi të shfrenuar dhe gjithçka e lidhin me shqiptarët, kjo dihet. Por situata nga mbrëmja e djeshme ka shkuar larg. Fitorja e thellë e Portugalisë në shifrat 6-1 ndaj Zvicrës është përjetuar në Serbi si të ishte rikthyer Kombëtarja e tyre sërish në Katar.
Por fatkeqësisht për ta, kjo nuk do të ndodhi, pasi Xhaka dhe Shaqiri para se të largoheshin vetë, i prenë biletën pa kthim Serbisë. Bëhet fjalë për autorin e tre golave dhe njeriun që zëvendësoi Ronaldon, Ramos.
Sulmuesi i Benfikas realizoi golin e parë në një pozicion të pamundur, me topin që kishte shpejtësi të frikshëm. Për këtë arsye Ramos formoi pi.stoletën në duart e tij, disi e ngjashme me festimin e Piatek. Këtë e pa gjithë botë, por serbët shohin halushianacione të tjera. Për ta Ramos ka formuar tre gishtat për hakmarrje ndaj shqiptarëve.