Sot është një ditë e veçantë për aktorin e humorit Julian Deda. Djali i tij, Mateo feston ditëlindjen dhe s’kishte si të mungonte urimi i ngrohtë i babi Julit.
Aktori ka postuar disa foto me të birin në ‘Instagram’ ku zbulon edhe njëherë dëshirën dhe talentine tij për futbollin dhe në krah të së cilave shkruan:
“U rrite kampion. Me emocionon ky fakt, siç emocionohem per çdo top qe prek dhe per çdo sekonde qe ti vrapon ne fushe. Ehh çfare ndjesie e bukur te jesh tifoz me ty, ndjesi te cilen ma dhuron ti me pasionin tend.
Ti vetem vazhdo keshtu, une do jem gjithmone aty, gjithmone me ty. U befsh 100 vjeç krenaria ime.Te dua shume, Mateo Deda…!”, shkruan aktori krah fotove.
Kujtojme se së fundmi Jul Deda ishte një nga kandidatët që garuan në Primaret për Bashkinë e Tiranës, që u fituan nga Belind Këllici.
Julian Deda tashmë dihet që është i angazhuar prej kohësh pranë PD dhe ka shprehur shumë herë dëshirën për të kandiduar për kryetar bashkie në Tiranë.