Superkupa e Shqipërisë: Braziliani i Tiranës “kopjon” Richarlison dhe shënon njësoj si patrioti i tij ndaj Serbisë

Tirana dhe Vllaznia diskutojnë sot mes tyre trofeun e Superkupës së Shqipërisë, në duelin që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Të dy skuadrat duan një trofe, por edhe të shohin gjendjen e tyre pas një periudhe relativisht të gjatë shkëputje si pasojë e Botërorit. Tirana vjen në këtë duel thuajse e plotë, me Xhixhën e Patrik në majën e sulmit dhe me Hasanin e Kallakun në mbështetje të tyre.

Kurse te Vllaznia vazhdojnë mungesat në fushën e lojës nga minuta e parë të Latifit e Aralicës, të cilët nuk janë në formën më optimale. Trajneri Josa ka improvizuar në këtë sfidë teksa ka futur Gurishtën në qendër të mbrojtjes si pasojë e mungesës së Bulatoviç.

3’ Aksion i Hasanit nga e djathta, harkimi në qendër gjen përgjigjen e Gurishtës i cili largon sferën.7’ GOOOL VLLAZNIA! Harkim nga e majta në zonë i Markut, Mala gjuan menjëherë dhe çon sferën në rrjetë.SHIH VIDEON

40′ GOOOL TIRANA! Goditje e pabesueshme me “gërshërë” e Patrik i cili dërgon sferën në rrjetë pas një goditje nga këndi.SHIH GOLIN

45’ Jepen 3 minuta shtesë. 45’+1’ Një gjuajtje me kokë në kufijtë e zonës nga Patrik kalon rrezikshëm para pasqyrës së portës së Zogoviç. 45’+3’ Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *