SPORTMEDIASET | Rafa Leao, Milani po përgatit një ofertë të parefuezueshme?!

Milani vazhdon të punojë në frontin e rinovimeve në këtë periudhë të ndërprerjes së kampionatit dhe shpreson të zgjidhë sa më shpejt situatat që lidhen me lojtarët e tyre më të mirë për të mos rrezikuar. Tema qendrore për momentin, së bashku me atë të Ismael Bennacer, ka të bëjë si zakonisht me rinovimin e kontratës së Rafael Leaos, për të cilin gjithnjë e më shumë optimizmi filtron te kuqezinjtë.

Klubi kuqezi ka postuar në kanalet zyrtare një video festive me të gjitha golat e portugezit në vitin 2022 dhe ndjesia është se e ardhmja mbetet ende tek fanela e Djallit. Maldini dhe Massara do të kenë së shpejti një takim të ri dhe priten hapa të rëndësishëm përpara, edhe sepse vullneti i të dyja palëve është që të vazhdojnë bashkë, të shkruajnë faqe të tjera të bukura në këtë raport.

Megjithatë, ka një risi në negociatat për rinovim dhe këtë e raporton Claudio Raimondi në edicionin e sotëm të Sportmediaset, të transmetuar në Italia Uno. Zbulimi i mëngjesit të sotëm është se Milani mund të shkojë lehtësisht përtej 6 milionë eurove që u përmendën fillimisht për të rinovuar lojtarin portugez.

Prandaj do të shtohej një milion shtesë bonus lehtësisht i aksesueshëm për të arritur në 7 milionë euro. Eshte një përpjekje shumë e rëndësishme e drejtuesve të kuqezinjve për të arritur në shifra që ka prekur vetëm Zlatan Ibrahimovicin në këtë cikël.

Që nga ardhja e tij në 2019, progresi i Leaos dhe rritja e vlerës së tij ka qenë mbresëlënëse (aktualisht tranfermarkt e vlerëson atë në 85 milionë euro) dhe për këtë arsye përpjekja e kompanisë për ta mbajtur është e kuptueshme.

Në fakt, nuk është e mundur të mendosh të humbasësh një lojtar të kësaj vlere në zero ose në shifra të papërshtatshme në merkato. Për momentin, siç raportohet gjithmonë nga Sportmediaset, nuk ka shqetesim për futjen ne operacion te Real Madridi, as nga Chelsea dhe kjo lehtëson shumë menaxhmentin e Milanit, i cili mund të veprojë pa trysnine e top klubeve evropiane.

Shqetësimi i vetëm jepet nga koha, sepse kontrata e ish-futbollistit te Lille skadon në vitin 2024 dhe e kaluara mëson se këto situata duhet të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur. Në çdo rast, do të ketë përditësime të mëtejshme pas Kampionatit Botëror, kur lojtari i vitit 1999 të kthehet nga Katari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *