Ndodh te Parlamenti! Një person thyen traun dhe kërkon të parkojë makinën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme jashtë ambienteve të Parlamentit ku një person ka dashur të parkojë makinën e tij brenda oborrit të Kuvendit.

Sipas informacioneve paraprake policia bën me dije se shtetasi Mariglen Berisha, 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

Menjëherë ai është ndaluar nga rojet dhe është shoqëruar drejt komisariatit, ndërkohë dyshohet se personi në fjalë gjatë kohëve të fundit kurohet me ilaçe depresioni.

“Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.

Kujtojmë se ende është e freskët ngjarja e ditës së djeshme me Sali Berishën dhe incidentinq ë ndodhi gjatë pr tests së PD dhe sot ndodh një tjetër ngjarje e pazakontë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *