Milan, e ardhmja ka nisur rrugëtimin: tre lojtarë shumë të rinj nën urdhrat e Abate!

Sektori i të rinjve të Milan ka nxjerrë gjithmonë kampionë të mëdhenj dhe lojtarë të shkëlqyer. Edhe në këtë epokë sportive, nën drejtimin e Paolo Maldinit dhe Frederic Massara, vëmendja dhe kujdesi për ekipin e të rinjve kuqezi mbetet e një niveli të lartë;

Pikërisht në këtë rrugë futen, për shembull, vijne sot thirrjet e Francesco Camarda (14 vjeç, i lindur në 2008) dhe të Mattia Liberali dhe Nirash Perera te datelindjes 2007 për t’u stërvitur me Primaveran e Ignazio Abate në Milanello.

Camarda ka një paraardhës të shquar: Gigio Donnarumma, aktualisht te PSG, qe ndoqi të njëjtën rrugë për sa i përket moshës si sulmuesi i lindur në 2008; jo vetëm për kuqezinjtë, meqë ra fjala. Camarda u be lajm per thuajse 500 golat e tij ne ekipet e moshave te shenuara ne nje hark kohor te shkurter pasi realizonte nga 4 gola mesatarisht per ndeshje.

Sulmuesi u thirr së fundmi si lojtar i mitur për kombëtaren e italise U16. E gjithë kjo është një shenjë e qartë se si Milani fokusohet te lojtarët e rinj, veçanërisht ata të lindur dhe të rritur në shtëpi.

Mattia Liberali eshte gjithashtu nje element i rendesishem me prespektive dhe gjithashtu luan ne sulm ndersa Perera eshte mbrojtes. Si Liberali ashtu edhe Perera jane nga 15 vjec kurse Camarda 14 vjec…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *