Kanë dy fëmijë, spikerja e njohur e lajmeve i jep fund martesës disa vjeçare

Ajo është një ndë moderatoret më të dashura shqiptare, edhe për faktin ndoshta se ka qenë drejtuese e një programi ku ndihmoheshin shqiptarët.

Bëhet fjalë për gazetaren dhe prezantuesen Ola Bruko që ndër vite është pjesë e ekranit, ku së fundmi jo vetëm si spikere lajmesh por dhe si autore dhe moderatore e emisionit “Dola te Ola”.

Së fundmi mediat rozë dhe portale kanë zbuluar se martesa e saj me bashkëshortin, me të cilin kanë dy fëmijë, ka marrë fund.

Kjo është zbuluar pasi në profilin e saj në Instagram ku ka më shumë se 100 mijë ndjekës prej kohësh mungojnë fotot me partnerin.

Hera e fundit që ajo është parë të postojë ka qenë në fund të 2019, pra rreth tre vite më parë. Gjithashtu edhe pse më parë mbante mbiemrin e Andi Papaprokos, tani mban vetëm mbiemrin e saj Ola Bruko.

Edhe pse prej ditësh përflitet për divorcin e saj në mediat rozë, gazetarja dhe moderatorja e njohur nuk ka preferuar të bëjë asnjë reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *