Ibrahimovic, e vërteta për kthimin: si janë gjërat në të vërtetë! Zgjedhja e Dubait ishte jo e rastësishme

Pas disa ditësh pushime, Milani i Stefano Piolit është rikthyer në stërvitje në Milanello. Në fokus është ndeshja e 4 janarit kundër Salernitana. Në Carnago nuk jane sigurisht lojtaret e përfshirë në Kupën e Botës dhe disa qe ende kane probleme fizike ose si Bennacer te cilit i jane shtyre pushimet edhe me disa dite…

Vëmendja këto ditë është përqendruar mbi të gjitha te lojtarët në fazën e rikuperimit. Ata lojtarë që nuk i dhanë dot mbeshtetjen e tyre skuadrës në fazën e parë të sezonit duke lene disa gropa te rendesishme.

Për Mike Maignan, Davide Calabria dhe Alexis Saelemaekers është me të vërtetë vetëm çështje ditësh tani. Të jene ne fushe te tre ne Salerno eshtë një objektiv konkret. Kthimi i tyre ne grup nuk ka qenë kurrë kaq afër. Ata do të fluturojnë për në Dubai, ku skuadra do të luajë ndeshje miqësore kundër Arsenalit dhe Liverpoolit.

Ditët e fundit u spekulua edhe rikthimi i menjëhershëm i Zlatan Ibrahimovic në grup. Një hipotezë e rrezikshme që nuk ka gjetur konfirmim. Me Zlatan Ibrahimovic nuk do të ndermerret asnjë rrezik.

Rreth Milanellos, ku suedezi është rikthyer në punë, nuk ka asnjë nxitim. Qëllimi i vërtetë i madh i lojtarit është të jetë gati për Ligën e Kampionëve. Do të duhen ende disa hapa për t’u kthyer realisht në dispozicion të Stefano Piolit.

Ibra po vazhdon rrugën e rikuperimit, me një program pune të personalizuar, riatletizim dhe edhe ai do të fluturojë për në Dubai me pjesën tjetër të ekipit. Ngarkesat e punës do të rriten gradualisht, por do të duhet ende pak kohë.

Kthimi në grup nuk është aq i menjëhershëm. Ne fakt, zgjedhja e Dubait nuk eshte e rastesishme. Ne fakt, programi i Milanit do te jete me temperatura te pershtatshme per masen muskulore qe te mos rrezikohen demtime si ne dimrin italian. Te gjithe te demtuarit ne Dubai do te nisin t’i japin gaz ne fakt…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *