Sadik Lala, mjeku i Gert Shehut që g diti ditën e djeshme në mes të turmës kreun e PD-së Sali Berishën, në një intervistë për “Good Morning Albanians”, në Euroneës Albania foli për gjendjen e 31-vjeçarit.
Ai tha se forma më e keqe e halucinacioneve janë halucinacionet dëgjimore. Sipas tij, Shehu dëgjon zëra, gjë e cila mund të ketë bërë që ai të godasë dhe Berishën.
“Forma më e keqe e halucinacioneve janë halucinacionet dëgjimore. Ata që janë nën kër ënimin e zërave urdhërues mund të bëhen agresiv.
Halucinacionet kur nuk tregohen nga pacientët mund të jenë shumë problematike. Ai mund të dëgjoj zëra dhe mund të bëjë veprime të caktuara”- tha ai.
Shehu u shpreh se Berisha është keqinformuar. “Nuk kam linja komunikimi me profesorin, por do të ishte kënqësi e veçantë ta takoja kokë më kokë. Si të dëshirojë, apo ku të dëshirojë që ta sqaroj, ose është keqinformuar, ose mbase është pasojë.
Ne mjekët i marrim shumë seriozisht dëmtimet, traumat e kokës, ka qenë goxha traumë. Me shumë kënaqësi do t’i jepja të gjithë sqarimet e nevojshme kokë më kokë nëse ka nevojë dhe jam i bindur që është i keqinformuar. Do dalë gjithçka në shesh”, theksoi ai.