Çim Peka ka kë rcën ua r kryeministrin Edi Rama, të cilin e bën përgjegjës për rrahjen e Berishës. Sipas tij, tani Ramën se mbron dot askush nga reagimi i Berishës.“Pasi nuk sajoi dot një tropojan kundërshtar të Sali Berishës (që ka me shumicë) për të “zh‘burrëruar” të paprekshmin, u drejtua tek ”Zona e Parë Operative” ku ka nga ata që para nderit dhe zakonit, kanë partinë. “I paprekshmi” qenka i prekshëm.
Ky ishte mesazhi që Rama dje kishte nevojë, ishte fiks dita kur ai do e arrinte qëllimin me shpresën se lajmi do sfumohej nga samiti. Dhe mesazhi jepej.
Mesazh për kë? a- Mesazh për ba ndat që Sali Berisha u përmend emrin. Dje u tha atyre: “Keni lejen time, po e prek unë i pari, tani radha juaj”.
b- Mesazh për të vetët që po e shanta zhojnë me nxjerrje skan dalesh. c- Mesazh për ndërkombëtarët që “cubi” jam unë e jo Berisha. Deri këtu nuk i kishte keq llogaritë.
Ku gabove? Ti nuk e kupton se ata që i kanë qëndruar Sali Berishës pas edhe kur u v an ë Azem Hajdarin në oborr të shtëpisë së tyre, nuk i qëndruan Berishës nga pas për interesa. Bandat gjithmonë rrinë pas qeverisë. Këtej nga është Berisha, në shumicë më i rëndësishëm është miti se pagesa. Ke prekur mitin, prit reagimin.
Afër mitit, të gjithë e dinë që as Gregu, as Olsi nuk të dhimbsen. Ama vetja të dhimbset shumë. E sigurtë që ti nuk do shkosh në kafen e parlamentit, do rrish me roje në sallë, do shtosh rojet kudo. Por mos rri i qetë. Rëndësi ka që demokratët të marrin vendimin të të japin mësimin. Të tjerat rregullohen. Nuk ka Çuç e kokë Rrumbullak që të qetëson.
Berisha nuk mund ta bënte aktin i pari, e bëre ti. Faleminderit. Pas shpalljes “non grata”, kjo e djeshmja ishte shërbimi me i madh që i bëtë Sali Berishës. I bashkove njerëzit prapë rreth tij. Ti tregove që ke shumë informacion, që Berisha është pa cuba rreth tij.
Gabove vetëm në diçka. Fuqia e Berishës nuk ka qenë kurrë tek cubat, por tek ajo që ai përfaqëson për njerëzit. Këtu gabove.Rëndësi ka qe ai ta marrë vendimin që të të japë mësimin. Të tjerat janë të thjeshta. Historia kur Ahmet Zogu iku dhe ia la Shqipërinë pjellës së Miladinit dhe Dushanit, nuk do të përsëritet më”, shkruan Peka te Syri. /shqiptarja.com