Franca “celebron” Olivier Giroud: dreka e shtruar për nder të rekordit. Mesazhi i sulmuesit (VIDEO)

Olivier Giroud duket se nuk dëshiron të ndalet kurrë. Pavarësisht 36 viteve ne moshen e tij, ai po përjeton një moment magjik në karrierën e tij, si te Milani, ashtu edhe me Francën e tij të lindjes. Pak dite me pare, shenoi golin e fundit të madh, ate te 52-të me fanellën e Les Blues, duke u bërë kështu golashënuesi më pjellor në historinë e Francës.

Ai ka kaluar Thierry Henry (51), dhe do të mund të bëjë edhe më mirë duke qenë se së shpejti do të luhet çerekfinalja e Kupës së Botës. Kupa e Botës po i jep Olivierit mundësinë për t’i treguar gjithë botës se nga çfarë është krijuar dhe sa shumë mund t’i japë ende futbollit.

Te Milani në Itali dihet mirë se sulmuesi francez është ende absolutisht vendimtar. Viti i Scudetto-s ishte i mrekullueshëm për të dhe në këtë aktual ai ka skalitur një rol edhe më të rëndësishëm për veten e tij.

E megjithatë, kur mbërriti te kuqezinjtë, ai u pushtua nga kritikat dhe paragjykimet. Shumë menduan se Giroud ishte një futbollist i përfunduar, me pak për të thënë duke pasur parasysh moshën e tij të avancuar. Në vetëm dy vjet ai ka treguar se është ende një nga sulmuesit më të fortë përreth dhe nuk është rastësi që Milani është gati të diskutojë një rinovim sapo të kthehet nga Kupa e Botës.

Zgjedhja e Paolo Maldinit, Frederic Massara dhe Stefano Pioli dha rezultat. Menaxhmenti ka në plan të vazhdojë kontratën e Olit edhe për një vit. Do të shohim! Por ndjesia është se francezi mund të ndjekë gjurmët e shokut të tij të skuadrës kuqezi, Zlatan Ibrahimovic, i cili në moshën 41-vjeçare ende nuk dëshiron të ndalet.

Sakaq, diten e sotme, te Franca me ne fund kane celebruar Olin dhe 52 golat! Nje dreke e shtruar me te gjithe skuadren, stafin teknik dhe vete presidentin e federates, Le Gael, i cili ka duartrokitur Giroud qe ka mare fjalen duke falenderuar te gjithe per kete objektiv te arritur, sepse “pa ndihmen e shokeve asgje nuk do te ishte e mundur”, tha ai…

https://twitter.com/i/status/1600519827998875655

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *