Nje tjeter gol, i dyti i shenuar ne vetem 62 minuta qe eshte aktivizuar ne kete Boteror deri tani! Per sulmuesin portugez, Rafael Leao, kualifikimi ne fazen cerekfinale te Kupes me te lakmuar te botes ne futboll eshte nje sinjal se rrugetimi do te vazhdoje…
Sulmuesi kuqezi ka komentuar fitoren e arritur ndaj Zvicrës, e cila i mundësoi portugezit të fluturojë në çerekfinale të Botërorit 2022 në Katar. Nje gol i bukur prej tij ne fund per vulen e 6-1 dhe mesazhi ne Instagram ku shkruan: “Ata… Por Zoti e beri!” teksa mbante ne dhomat e zhveshjes nje fanelle qe kujtonte Kaka ne finalen e Champions me te shkruar “i Perkas Zotit”…
Këto janë fjalët e sulmuesit për Sport TV: “Gjëja më e rëndësishme është fitorja. Skuadra ka bërë një punë të shkëlqyer. Ronaldo? Eshtë pjesë e një grupi lojtarësh që kanë shumë cilësi. Jemi shumë të lumtur për të dhe për ndihmën që i ka dhënë skuadrës.
Përzgjedhja ndjek një proces dhe ka lojtarë cilësorë, edhe nëse nuk jeni zgjedhja e parë duhet të respektoni vendimet e trajnerit dhe unë jap maksimumin kur hyj ne fushe”, tha Leao. Ne fakt, dallua direkt se ishte futur me nje tjeter vendosmeri dhe deshire…
Luca Antonelli, ish-futbollist i Milanit ne mikrofonat e kanalit te Mauro Suma në youtube, ka shpenzuar keto fjali mbi portugezin. Ja fjalët e ish-lojtarit të Milanit: “Leao thuhet dhe shkruhet se luan me ndërprerje, por kur vendos të përshpejtojë është sikur të ishte duke luajtur me fëmijët…
Kur Leao thotë “unë e kaloj atë”, ai e kapërcen kundershtarin dhe nuk ka asgje per te bere perballe tij. Madje, mesa kam pare, edhe nese tenton t’i shkaktosh faull ka frocen per te te ikur dhe te le ne vend. Problemi është se ndoshta nuk e bën për 90 minuta, por është djalë ende i ri dhe do te rritet edhe me shume”.