Drini Zeqo nuk fshihet më, me partneren në qytetin e dashurisë (foto)

Drini Zeqo e ka mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes së mediave.Gazetari ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për ndryshimet në jetën e tij profesionale.

Ndërkohë Drini ka treguar në Instagram se së fundmi është shkëputur për një udhëtim, por duket se ky udhëtim qenka romantik.SHIH FOTOT

Drini ka udhëtuar drejt qytetit të dashurisë, ku ka ndarë edhe një video, në të cilën vajza që e shoqëron e ushqen me një ëmbëlsirë.

Gazetari Drini Zeqo ka vendosur të mos tregojë identitetin e vajzës në krah, e cila duket qartë që është më shumë se një mike.

Kujtojmë se Drini prej vitesh ka qenë spiker lajmesh në televizionin Klan si dhe pjesë e Opinionit të Blendi Fevziut, por këtë sezon televiziv bëri lëvizjen surprizë.

Ai u transferua në ekranin e A2CNN ku drejton emisionin e mëngjesit bashkë me Aulona Minga, një format që i rri shumë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *