I ftuar në studion e emisionit “Qatar N’24”, të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”, trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, foli për sfidat e ditës së djeshme.
Aty ku Maroku dhe Portugalia siguruan një biletë për në fazën çerekfinale. Ndër të tjera trajneri kryeqytetas u shpreh:
“Marokun nuk e kam parë shumë, por më ka pëlqyer shumë si vendoset. Spanja ishte shumë e re për të qenë kampion bote.
Nuk ka më shans të luash tiki-taka, të luash me Gavin, Pedrin, duhen lojtarë të fuqishëm për të dalë kampion bote.Duhen Paketa, Kasemiro, Rabio.
Spanja mund të ketë një të mirë për vitet e ardhshme. Spanja na gënjeu me atë fitoren 7-0. I mungoi një driblues. Maroku shumë i fortë, 100 % meritë e trajnerit. Spanja e meritoi të eliminohej”, u shpreh Alban Bushi.
Kujtojmë se sot dhe ensër s’do ketë ndeshje të Botërorit, cerekfinalet fillojnë të premten dhe do luhen edhe te shtunen.