Një gazetar i Rai Sport (qe mbulon Katar 2022 ne Itali) ka pohuar sonte se sulmuesi i Chelseat, Hakim Ziyech ka 99% shanse për t’u bashkuar me Milan në të ardhmen e afërt, ndërsa shtohen spekulimet.
Duke folur gjatë një interviste me 1 Station Radio (nëpërmjet Sport Witness), gazetari i Rai, Ciro Venerato ofroi mendimet e tij për të ardhmen e Ziyech, i cili ka qenë shumë mbresëlënës për Marokun gjatë Kupës së Botës 2022 të Katarit.
Skuadra e tij është në çerekfinale të turneut pasi eliminoi Spanjën me penallti. Ai ka pasur shumë pak minutazh për lojë te Chelsea që kur Graham Potter u bë trajner i ekipit blu duke mare vendin e Tuchel.
Kjo është arsyeja pse supozohet gjerësisht se ai do të jetë në lëvizje ose në janar ose më së voni në verë dhe Venerato duket se mendon se ka shumë gjasa që ai të shkojë te Milani.
“Kuqezinjte kanë frikë të humbasin Leaon, por në janar, do të duhet të kuptojmë se çfarë do te behet me Charles De Ketelaere dhe nëse do te vazhdohet t’i besohet atij. Sidoqoftë, ju jap nje lajm: marrëveshja me Ziyech dhe Chelsea ka 99% shanse te kryhet”, tha Venerato.
Milani dëshiron të nënshkruajë me Ziyech në huazim me një opsion për ta bërë marrëveshjen të përhershme, por Chelsea mund të kërkojë një shitje të plotë.