WC2022: Ylli i Spanjës gjen fajtorin e elimnimit: Bari i fushës nuk ishte i mirë

Spanja është eliminuar nga Kupa e Botës. Futbollistët iberikë u treguan të pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë kështu mundësinë Marokut të shkojë në çerekfinale.

Marcos Llorente ka folur për mediat pas eliminimit, ku ka thënë se marokenët ishin shumë të mbyllur në mbrojtje, ndërsa shton se edhe bari nuk ishte në gjendje të mirë.

“Penalltitë janë ato që keni. Luani një lojë të shkëlqyer dhe nuk mund të shënoni gol dhe gjithçka mund të ndodhë me penalltitë.

Ishte shumë e komplikuar, ata ishin shumë të mbyllur në anën e pasme, as bari nuk ishte i mirë dhe ata ishin shumë të mirë në prapavijë. Të gjithë ishin shumë punëtorë”, ka thënë Marcos Llorente.

Maroku është një nga befasitë e këtij Kampionati Botëror. Kombëtarja afrikane ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale, teksa ka eliminuar Spanjën. Loja përfundoi me rezultatin 0-0 dhe fituesi u përcaktua nga ruleta e penalltive. Pikërisht në pikën ku spanjollët priteshin të ishin më të fortë.

Arsyeja qendron në faktin se Luis Enrike u kishte kërkuar lojtarëve që të praktikonin 1000 penallti përpara nisjes së Kupës së Botës. Trajneri spanjoll kërkonte të kishte një ekip të përgatitur edhe për këtë fazë të kompeticionit, por në fund gjërat nuk shkojnë sipas planit të tij.

Të tre lojtarët e Spanjës që goditën 11 metërshat gabuan, duke mos shënuar asnjë prej tyre. Iberikët duket se kanë harruar pa bërë “detyrat e shtëpisë” që i caktoi trajneri, pasi sot kanë ngelur në provim përballë Marokut./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *