Ngjarja e ditës me Berishën, hyjnë në lojë edhe hakerat “iranianë”! Nxjerrin të dhëna për Gertin

Hak erat iranianë kanë reaguar lidhur me autorin e sulmit fizik ndaj Sali Berishës, 31-vjeçarin Gert Shehu.Hake rat kanë rishpërndarë në rrjetin social Telegram një fotografi të kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, bashkangjitur me një mesazh.

“Për shkak të kërkesë së lartë “Gert Shehu” shfaqet në disa databaza të Policisë. Të gjitha lojëra të politikanëve të kσrruptuar! Do vijojmë të publikojmë dosje çdo ditë”, shkruajnë hakerat.

Është interesante se si hakerat janë në korent të zhvillimeve që ndodhin në kohë reale në Shqipëri, dhe mesa duket e shfrytëzojnë këtë mundësi për të “trazuar ujërat”, ndërsa mbetet e paqartë se kush është interesuar te ta për të patur informacion për autorin e suImit ndaj Berishës.

Kujtojmë se vetë Berisha hodhi αkuza tepër të rëndα ndaj qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si ideator të suImit ndaj tij.

Berisha tha se Gert Shehu ishte agjent i Policisë Kri’minale, çka në fakt u hodh poshtë nga e ëma 31-vjeçarit, e cila deklaroi se djali i saj vuan nga prσbleme mendore.

Berisha gjithashtu tha se skenari i Ramës ishte i përgatitur të akuzonte “myslimanët” për sulm ndaj “Samitit të krishterë të BE-së” në Tiranë, kjo pasi në media doli se 31-vjeçari që e qëlloi me grusht falej në xhami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *